Interi është refuzuar nga Barcelona për transferimin e mesfushorit kilian, Arturo Vidal.

Nerazzurrët janë në kërkim të përforcimeve të reja para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Njëra nga emrat më të nxehtë padyshim së është mesfushori i Barcelonës, Vidal, i cili pëlqehet shumë nga ish-trajneri i tij Antonio Conte.


Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka refuzuar një ofertë nga Interi për Vidalin.

Gjigantët italianë propozuan një marrëveshje huazimi për kilianin, por Barça është e gatshme të marr në konsideratë vetëm një ofertë të përhershme transferimi.

Vidal u paraqit në 33 ndeshje të La Ligës për Blaugranët sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverde të mbronte me sukses titullin. /Telegrafi/