Barcelona mbanë një titull gazete të vendosur në dhomat e zhveshjes së tyre, aty ku flitet për Cristiano Ronaldon, që shërben si kujtesë për lojtarët.

Pjesa e shkëputur i takon mediumit AS dhe ajo mund të shikohet nga Lionel Messi e bashkëlojtarët e tij çdo ditë.

Ylli portugez ishte kundërshtari më i madh i Blaugranasve në ditët kur ishte te Real Madridi.

Por, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata që të vendosin emrin e Ronaldos në dhomat e zhveshjes.

“Cristiano rikthehet pozitiv me COVID-19 dhe nuk mund të luajë ndaj Barçës”, thuhet në titullin e gazetës AS që qëndron e ngulitur te zhveshtorja e katalunasëve.

Edhe pse konsiderohet si rivali i tyre më i madh ndër vite, kjo u kujton lojtarëve të rinj te Barcelona se edhe lojtarët që kujdesen për vete, virusi mund t’i kap.

Kjo kishte ndodhur në takimin mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndërsa ata kishin marrë fitore 2-0 në Camp Nou.