Barcelona e kritikonte një kohë Real Madridin në lidhje me blerjen e talenteve dhe jo prodhimin e tyre, ndërsa tani tifozët kanë gjetur postimet e katalunasve në Twitter dhe ia kanë kthyer kritikat atyre.

Kampionët e La Ligas lëshuan një ‘cicërimë’ në vitin 2009 duke goditur rivalët e Los Blancos pasi mburreshin se ata ‘prodhonin talent’ në vend që të shpenzonin shifra të mëdha për blerjen e tyre.

“Barca prodhon talente, Reali i blen ata”, shkruante në postimin e Barcelonës në atë kohë në Twitter.

Por, Barcelona ka mbetur me fytyrë të kuqe pasi kanë shpenzuar mbi një miliard euro në blerje në pesë vitet e fundit, që është më shumë se çdo klub tjetër.

Tifozët kanë qenë të shpejtë duke gjetur postimin e vjetër të katalunsve dhe duke ia kthyer kritikat dy herë më shumë, transmeton Telegrafi.

Barcelona shpenzoi 135 milionë euro për blerjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli në 2018 dhe 120 milionë euro për Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund në 2017.

Lexo po ashtu:
Barcelona arrin një miliard euro shpenzime për transferime në pesë vitet e fundit – City i dyti, Juventusi i pesti, Reali i teti
Barcelona arrin një miliard euro shpenzime për transferime në pesë vitet e fundit – City i dyti, Juventusi i pesti, Reali i teti
Klubi nga Camp Nou tani ka nënshkruar me lojtarin e tyre të dytë më të shtrenjtë, Antoine Griezmann, pasi kanë aktivizuar klauzolën e tij prej 120 milionë eurosh.

Në të kaluarën, akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, prodhoi yje si Lionel Messit, Xavi, Carles Puyol dhe Andres Iniesta.


Por, në qershor u raportua se La Masia ka qenë në rënie dhe është etiketuar si ‘e sëmurë’, pasi po dështon të prodhoj përsëri talent.

Pyetja që tani vjen natyrshëm është se: A duhet të investojë Barcelona në La Masia apo të vazhdoj trendin e shpenzimeve të viteve të fundi?