Barcelona thuhet se do të vendosë sulmuesin francez, Antoine Griezmann, në tregun e transferimeve pas më pak se një viti në klub.

Griezmann mbërriti te Barcelona verën e vitit të kaluar duke u paguar klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh te Atletico Madridi, por performancat e tij dhe përshtatja në klub nuk kanë qenë ashtu siç ishte planifikuar deri më tani.

Sipas mediumit Diario Sport, gjigantët katalunas janë të gatshëm të dëgjojnë oferta prej 100 milionë eurosh për francezin, gjë që do t’i lejonte ata të financonin lëvizjet për lojtarët e tjerë.

Pretendohet se klubi shpreson të rinovojë skuadrën e tyre këtë verë, por duhet të shesë disa lojtarë të skuadrës së parë në mënyrë që të ri-investojë.

Ata kanë qenë vazhdimisht të lidhur me një kthim të yllit të Paris Saint-Germain, Neymar së bashku me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Thuhet se Griezmann do të ngjall interesimin e disa klubeve kryesore evropiane, përfshirë PSG-në, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Arsenalin.

Ka pasur një pritje më të madhe për Griezmann për shkak të një seri problemesh të dëmtimit për Ousmane Dembele dhe Luis Suarez këtë sezon, por francezi ka dështuar t’i përmbush pritëshmëritë.