Banorët e fshatit Miradi të Fushë Kosovës, kanë protestuar të martën në shenjë pakënaqësie pasi që rruga e cila ka filluar të shtrohet në 2019-ën, ka mbetur në gjendje shumë të rëndë.

Këta e kanë bllokuar hyrjen e fshatit të tyre, me vetura për t’i hyrë në vesh institucioneve të vendit, njofton Klan Kosova.

Komuna e Fushë Kosovës, tha se ka probleme me shpronësimin në atë pjesë sepse ajo është pronë e InfraKosit, dhe këtë gjë duhet ta bëjë Ministria e Infrastrukturës.

Kurse InfraKos, thotë që edhe pse disa herë ka kërkuar nga të dyja institucionet bashkëpunim, ai nuk është gjetur dhe kështu kjo pronë është në proces gjyqësor.

E zyrtarët e ministrisë thanë që shumë shpejt do të fillojnë të merren me këtë pjesë.