Banorët e fshatit Shajkoc po rrezikohen pasi që pas përfundimit të ndërtimit të ambulancës së re, kanë mbetur WC e vjetra, dhe ky vend sipas tyre po  shërben vetëm për strehimin e qenëve dhe gjarprinjëve.

Kështu ka shkruar faqja “Shajkoc” e cila përmes një postimi ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë rast.

“Ne Shajkoc pas përfundimit te ndërtimit te ambulantes se re nga ana e prapme kan mbetur ëc e vjetra ne kete gjendje ku pas shumë vitesh askush ska ndermarr per hjekjen e këtyre mbeturinave dhe ky vend shërben vetem per strehimin e qenve dhe gjarprëinjeve banorët”, thuhet në postim.

Po ashtu banorët shpresojnë që organet kompetentet të dalin dhe të ndërmarrin  vendim për largimin e mbeturinave dhe dhe pastrimin e oborrit të ambulancës.

Postimi i plotë