Mos dhënja e shërbimeve mjekësore përgjatë 24 orëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Orllan, Lluzhan dhe Kirpimeh ka bërë që banorët e atyre fshatrave të ankohen.

Banorët po kërkojnë që këto qendra të funksionojnë 24 orë sepse ka pasur raste të ndryshme për të intervenuar por këto qendra kanë qenë të mbyllura ani pse kushtet e tyre janë të mira.

Ndërsa drejtori i QKMF-së në Podujevë thotë se për punimn 24 orë nuk ka kapacitete.

Fadil Sahiti nga fshati Bërvenik, tha se Qendra e Mjekësisë Familjare në Orllan punon vetëm nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 14:00.

Sipas tij ka pasur raste kur është dashur të shkohet tek mjeku privat pasi që kjo qendër pas orës 14:00 është e mbyllur.

“Kjo ka qe në ose dy vite që ëahtë ndërtue punojnë nga ora 7 deri në 2  mas anej është edhe një mjek i cili punon privat. Ka pas raste specifike e edhe ma t mdhaja që kanë ardhe e kanë gjet mbyllur pas orarit po kanë shku te ai mjeku privat. Kjo ambulancë 24 orë nuk punon. Kjo nuk është në rregull se ndodhë tulifar rasti tash ndodh prej fshatit Orllan fshatit tonë janë fshatra tjera, 9 kilometra vinë janë raste urgjente edhe nashta për një ineksion a dicka urgjent ai mundet me vdes.”, tha ai.

Njëjtë si ai tha edhe Ahmet Shabani, banor i po të njëjtit fshat.

“Nuk punon 24 orë dmth ktu  mungon edhe ajo megjithëse ska edhe shumë banorë. Ka raste urgjente kujdo që i kanë ndodhë i kanë dërgue në Podujevë osë në Prishtinë  në Emergjencë. Kjo ambulantë është e nevojshme me punu 24 orë. Porosia ime për kryetarin e komunës së Podujevës është që të marr masa sa ma shumë që kjo ambulantë të punoj24 orë ka nevojë me punu 24 orë”, tha ai

Pak orë më shumë punon ambulanta e fshatit Lluzhan të Podujevës.

Ismail Ahemti tha se kjo ambulantë ka kushtet e mira por ka nevojë të punohet më shumë.

“Kushtet momentalisht janë shumë të mira pasi e kanë renovu objektin. Ka nevojë me u punu pak ma shumë veç orari i ambulantes nuk ëhstë 24 orë por është një orar i caktuar. Kushet janë të mira dhe besoj që është gjithçka në rregull.”, tha ai.

Por Zaim Thaçi, drejtor i QKMF-së në Podujevë tha se për organizimin e punës 24 orë nuk ka apaitete të punëtorëve shëndetësorë përkundër kërkesës së tyre në Ministrinë e Shëndetësisë

Në një përgjigje elektronike për Llapi.info, Thaci tha se “Qendrat e Mjekësisë familjare Orllan, Lluzhan dhe Kerpimeh punojnë ne 2 ndrrime(07:00-13:30 dhe 13:30-20:00). Ju rikujtoj qe këto qendra kanë punuar me nje ndrrim deri para 5 vitesh. Per organizimin e punes 24 ore per momentin nuk kemi kapacitete te punetoreve shendetesor, perkunder kerkeses tone ne Ministrine e Shendetesise per rritje te numrit te punetoreve shendetesor .Siq e dini edhe ju numrin e punetoreve shendetesor edhe per QKMF-Podujeve nuk e percakton Komuna.”

Ndërsa Ajet Kastrati nga fshati Kirpimeh tha se ambullanta në atë fshat pas orës 20:00 nuk punon.

“Përpos ujit mungon në ambulancë tjetër sen ska vërejtje. Kjo ambulacë pas orës 20:00 nuk punon.  Dy ndrrimet para dite punojnë prej 7-ve deri në 7-të. Për me punu 24:00 orë ni ambulacë është në Prishtinë, në Podujevë Emergjenca dhe kurgjo tjetër.”, tha ai.