Një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen nr 5 të Durrësit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur flakët, duke shkuar në ndihmë të gruas së moshuar që ishte dhe e paralizuar, shkruan opinion.al.

Pasi kanë thyer derën e jashtme, fqinjët kanë mundur të depertojnë në brendësi të apartamentit, duke e nxjerrë jashtë të moshuarën.

E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë dhe është dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

I lënduar ka mbetur edhe fqinji Ali Shehu, i cili i dha dhe ndihmën e parë, por pa pasoja serioze. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë si dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.