Bakiu: Menduh Thaçit i’u kujtua pas 6 muajve që mos ta njoh nënshkrimin e vet

Drejtori i Institutit për hulumtimin e politikave dhe qeverisjes së mirë, Bashkim Bakiu, ka adresuar kritika të fuqishme ndaj kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit.
Ai mendon se deklarata e fundit e Thaçit, se do ta braktisë marrëveshjen e Përzhinos është jo serioze, madje Thaçi vërejtjet është dashur ti artikulojë para gjashtë muajve e jo sot. Sipas Bakiut, kryetari i opozitës shqiptare nga rradhët e PDSH-së, asnjëher nuk mori guximin gjatë bisedimeve që të del në opinion dhe të kërcënohet për shkak se në marrëveshje nuk janë të përfshira interesat e shqiptarëve.
Por sipas Bakiut, kjo ndodh gjashtë muaj më vonë, dhe kryetari Menduh Thaçi, tani reagon, nëkohën kur shqiptarët më presin rezultatet nga marrëveshja e Përzhinos.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë pa ndërhyje të drejtorit të Institutit për hulumtimin e politikave dhe qeverisjes së mirë, Bashkim Bakiu.

“Jo,jo.jo,jooo Shqiptaret nuk pyesin cka ben ti ne bisedimet ku seshte permendur gje per shqiptaret, marveshja ka mbushur gjasht mujorin vec me nga nenshkrimi, Shqiptaret pyesin cka ke bere deri tash pse ne momentin kur u nenshkrua nuk reagove dhe nuk the do derezohem qe ateher, NUK ULEM ME NJE TAVOLIN KU SPERMENDET GJE PER SHQIPTARET!!!”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, Bashkim Bakiu.