Deputeti i Vetvendosjes Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së John Bolton, ish këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili kishte thënë se formula e arritjes sē marrëveshjes Kosovë – Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve nuk ka qenë e tij dhe as e administratës amerikane por ka ardhur si projekt nga, siç thotë ai, Kosova dhe Serbia.

Ky është reagimi i plotë i Mefail Bajqinovcit:

John Bolton ish këshilltar pēr Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, konfirmoi dje se formula e arritjes sē marrëveshjes Kosovë – Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve nuk ka qenë e tij dhe as e administratës amerikane por ka ardhur si projekt nga, siç thotë ai, Kosova dhe Serbia. Këtu, nê këtë pikë, për këtë temë, mê nuk ka asgjë të paqartë. Pra dikush nga Kosova dhe Serbia ka shkuar dhe u ka thëmë administratës amerikane se “ne kemi marrëveshje, dhe marrëveshja është kjo: shkëmbimi i territoreve. Ne nuk jemi problematik guys dhe ju lutem mos na pengoni por kêrkojmë të na mbeshtesni”.

As mê pak dhe as më shumë, thikat mbi harta tashmë ishin vene. Dmth nuk ishin kurrfarë ekzagjerimi e as sforcimi e hiç se hiç paranojë por diçka që ka rrezikuar drejtëpērdrejt territorin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria duhet të filloj hetimet për këtë çështje. Mos të harrojmë se në Kodin Penal negocimi apo nënshkrimi i çfaredo autoriteti shtetëror, president, kryeminister apo minister i jashtem apo të tjerë që negociojnë ose nënshkruajnë një akt ndërkombëtar me të cilën territori apo pjesë të tij transferohen në një sovranitet tjetër, konsiderohet vepër penale e tradhëtisë kombetare dhe denohet me burg.