Një person në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Kjo dyshohet se ka ndodhur pasi viktima nuk kishte ndjek mësimet online.

“Fsh. Komoran, Drenas 13.04.2021-14:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.