Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë mbrëmjen e djeshme në Velipojë, për shkak të një konflikti të momentit për hapësirën e plazhit, ka thënë se nuk e kupton se pse i janë vrarë të bijtë.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë kujt, më është fik dera, uroj që mos t’i ndodhin më kujt se po bëhen të shumta. As unë se kuptoj, por më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë çfarë më duhet jeta më. Kanë vrarë djalin tim të madh të parin”.

“Për punë shezllonash, i kemi pas vjet, ia kanë dhënë atyre sivjet. Unë nuk kam qenë kur ka ndodhur. Jam duke e ndjerë unë peshën e madhe, nuk di asgjë, më kanë vrarë djalin e madh që e kam me pasaportin anglez, por ka ardhë të punojë se është djersa e tij. Më pas ka gjuajt tjetri dhe ma kanë vrarë fill edhe tjetrin, i kam pas shok, jemi le e rrit bashkërisht. Është bërë ndarja, mi kanë dhënë mua por duhet prit shteti me bo ndarjen”.

“Ne duke pritur kur të vijnë, ata kanë ardhur. Kur të vinte shteti me bo matjet, ata kanë ardhur. Unë nuk mund të kundërshtoj, ti më thua ma knej unë të them më anej, por e di shteti. Nuk kam dëgjuar për konflikte se janë marrë fëmija për gjëra të tjera”, ka thënë Gjocaj për mediat në Shqipëri, shkruan tch.