Gazetarja e mediumit britanik “The Guardian” Mona Mahmood, që ndodhet në Lindjen e Mesme, ka folur me një avokat i cili jeton në qytetin e mbajtur nga rebelët të Idlibit në Sirinë veriore
“Besoj se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër Bashar Al-Assadit janë e vetmja zgjidhje për të ndaluar krimet kundër popullit sirian. Të gjitha bisedat dhe konferencat kanë rezultuar të jenë të kota.

Ne nuk duam një luftë që mund të shkatërrojë Sirinë, e cila është duke u shkatërrua nga rusët dhe iranianët. Ne duam t’i bëjmë presion diplomatik forcave të Basharit dhe milicisë Shia që të ikin nga Siria dhe ta lënë të jetojë në paqe popullin sirian siç jetojnë popujt tjerë në botë. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara për sulmin pa miratimin e rusëve është një kthesë për krizën siriane.

Rusët kanë manipuluar me çështjen sirianë për më shumë se dy vite me iranianët dhe bllokojnë çdo hetim ndërkombëtar mbi masakrat e shkaktuara nga regjimi sirian. Ky është një mesazh për Presidentin e Rusisë, dhe jo për Bashar al-Assadin pasi Siria nuk është pronë e tij.

Ne jemi në mbështetje të çdo ndërhyrje ushtarake apo diplomatike në përpjekje për të larguar forcat e Basharit dhe për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit sirian. Lufta është zgjedhja më e keqe sepse është shkatërruese, por ne kemi humbur shpresat se regjimi sirian është e gatshme të zgjidhë këtë çështje përmes diplomacisë. Shpresoj se presioni do të vazhdojë dhe ky sulm ajror është vetëm fillimi,” ka thënë ai.