Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Avokati kosovar, Arianit Koci, thotë se ky është dënimi i parë i natyrës së tillë në Kosovë teksa shton se prej sot asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë, njofton Klankosova.tv.

“Zoran Vukotiq, sot nga ana e gjykatës kosovare u dënua me 10 vjet burgim, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës. Ky është dënimi i parë i natyrës së tillë. Gratë e dhunuara, e posaqërisht e mbijetuara e cila ka dëshmuar në gjykatë – tani e kanë një satisfaksion. Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë” është shprehu Koci.