Avioni i Trumpit aterron dhunshëm pas problemit me motor

Aeroplani i pretendentit për president të SHBA-së nga Partia Republikane Donad Trump, ka aterruar me dhunë në Nasheville për shkak të problemeve me motor.

“Boeing 757” nga New Yorku fluturonte për në Little Rock në Arcanzas, e në Nasheville aterroi dhunshëm, kanë kumtuar zyrtarë, transmeton Koha.net.

Тrump pastaj rrugën e vazhdoi me një fluturake të vogël, tha zëdhënësja e fushatës.
Administrata e aviacionit federal kumtoi se avioni i Trumpit aterroi i sigurt pasi njoftoi se ka probleme me motor.