Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot është 20 vjetori i rënies së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit.

“Sot është 20 vjetori i rënies së Prof. Latif Berishës, Kryetar i LDK-së në Mitrovicë, dhe Agim Hajrizit, Kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dy personalitete shumë respektuara”.

“ Sot LDK-ja bënë homazhe dhe nderime për ta”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.