Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shpenzuar fiks 75 mijë euro vitin e kaluar për të blerë gjashtë vetura (Peugeout) me kilometrazh zero-zero, raporton gazeta “Fjala”.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar kur komuna e ka bërë këtë shpenzim, veturat nuk janë përdorur asnjëherë. Ato qëndrojnë të parkuara në oborrin e komunës. Madje, veturat ende nuk janë të pajisura me targa të Kosovës.
Komuna e Podujevës më tenderin “ Furnizim me gjashtë automjete për nevojat e Administratës komunale”, e ka shpërblyer kompaninë “Mercom Company”. Derisa, në garë për këtë tender kanë qenë vetem dy kompani.
Komuna dhe kompania fituese kontratën me vlerë prej 75 mijë euro e kanë nënshkruar më datën 30/10/2014.

mercom-2-225x300

10984668_10206101740046813_1950389706_n-300x160