Autoritetet gjermane pretendojnë se përpjekjet e Facebookut për t’i detyruar përdoruesit e WhatsApp të pranojnë grumbullimin e të dhënave të tyre personale si pjesë e politikës së re të privatësisë nuk është e ligjshme.

Si rezultat autoritetet kanë urdhëruar WhatsApp-in të ndalojë praktikën e grumbullimit të të dhënave për llogari të Facebookut.

Autoritet i Privatësisë së Hamburgut ka thënë se rregullat e reja të privatësisë janë të padrejta dhe jo transparente. Ai sugjeroi se rrjeti social mund t’i keqpërdorë këto të dhëna.

I njëjti autoritet më në krye Johannes Casper në 2016-ën kishin urdhëruar Facebookun të ndalojë grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit e WhatsApp-it.

Por rrjeti social ka thënë se ndalimi nuk do ta pengojë nga implementimi i rregullave të reja. Përdoruesit e WhatsApp-it kanë pasur kohë që deri më 15 maj t’i pranojnë rregullat e reja. Facebooku e shtyu këtë afat dhe ishte parashikuar që më 8 shkurt të hynin në fuqi.

Edhe pse WhatsApp ka implementuar enkriptimin fundor, rregullat e reja të privatësisë thonë se platforma mund të ndajë informacione të caktuara me pjesë të ndryshme të biznesit siç janë numrat e telefonit, historiku i transaksioneve, informacionet e pajisjeve mobile, adresat IP e detaje të tjera.