Teknologjia jo gjithëherë është e pagabueshme, pasi që 100 vozitës të Kolorados përmes Google Maps përfunduan duke e bllokuar trafikun.

Aksidenti në Peña Boulevard, rrugës për në Aeroportin Internacional Denver bëri që përmes këtij aplikacioni vozitësit të merrnin një rrugë të tërthortë.

Rruga alternative i dërgoi shoferët poshtë një rruge të papastër të cilën shiu e kishte kthyer në një rrëmujë me baltë, dhe makinat filluan të rrëshqisnin përreth.

Disa prej automjeteve nuk mund të dilnin prej baltës, me ç’rast 100 të tjerë u bllokuan pas tij, raporton CNN.

Connie Monsees pasi ishte duke shkuar të merrte bashkëshortin nga aeroporti hasi rrëmujën që kishte ndodhur.

“Mendova ndoshta ka një rrugë të tërthortë dhe e ndoqa atë në Google Maps, dhe më dha një rrugë të tërthortë që ishte gjysma e kohës”, tha ajo. “Ishte fillimisht 43 minuta, dhe do të ishte 23 në vend të kësaj”.

“Në rrugën me baltë ishin një grumbull automjetesh, kështu që thash, ‘Nodhta është në rregull. Por nuk ishte në rregull.”

Kjo rrugë sipas Google nuk ishte me shenjë private.

“Ne marrim parasysh shumë faktorë kur përcaktojmë rrugët e vozitjes, duke përfshirë madhësinë e rrugës dhe drejtësinë e rrugës, thanë kompania në një deklaratë”.

Njëra ndër ta, Monseesm ishte me fat, pasi që me anë të gjitha rrotave të makinës doli nga kjo situatë e sikletshme. Ajo në të njëjtën kohë i dërgoi edhe dy persona deri në aeroport pasi rrezikonin të humbnin fluturimin.