Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur një punë në administratën shtetërore, dy të rinj zgjodhën një ide biznesi disi të rrezikshme por kreative.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy të rinj irakianë kanë ndërtuar një objekt nga autobusi i vjetër, më saktësisht një kafene.

Ata kishin për qëllim të tërhiqnin me këtë ide interesante kryesisht të rinjtë, studentët, dhe ata që ia dolën.

Dhe siç thuhet më tej, mysafirët e përhershëm janë plot fjalë të mira dhe ata pëlqejnë atmosferën brenda kafenesë-autobus, si dhe shërbimet.