Është bërë e ditur se reshjet e shiut tashmë kanë ndihmuar përfundimisht në shuarjen e 32 zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, pasi numri i flakëve ka rënë këtë të enjte në mëngjes.

Po ashtu, ekspertët e motit tregojnë se midis të së enjtes dhe të dielës Byroja e Meteorologjisë pret të reshë shi midis 30 dhe 80 mm në lindje të Uellsit të Ri Jugor.

Gjithsej 28 persona vdiqën nga flakët e tmerrit dhe më shumë se 2.000 shtëpi janë shkatërruar.

Po ashtu edhe në Greater Sydney – përfshirë zonat e goditura nga zjarret – parashikohet të bien 3-8 mm shi të enjten, 8-20 mm shi të premten dhe 8-26 mm shi të shtunën.

Pa dyshim që shiu do t’u krijojë zjarrfikësve lehtësi shumë pas disa muajsh duke luftuar me flakët.

Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime se stuhitë mund të sjellin më shumë telashe.

Ndërkohë, stuhitë kanë të ngjarë të prodhojnë erëra të dëmshme dhe të bartin breshër dhe reshje të mëdha të shiut që mund të çojnë në përmbytje.

Gjithashtu, shiu ndihmoi në pastrimin e tymit të rrezikshëm shkaktuar nga zjarri, që mbuloi shumë qytete të mërkurën, i cili kishte shkaktuar mbylljen e një piste në aeroportin e Melburnit dhe disa fluturime u vonuan.