Atlanta është duke shkëlqyer në këtë edicion në Serie A, derisa të njëjtën gjë po e bën edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka kaluar në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë, ku do të përballet me Paris Saint-Germainin.

Por, kur jemi tek Serie A, Atalanta ka shënuar 93 gola dhe ka pranuar vetëm 43 sosh, derisa kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluara.

Vetëm Bayern Munich ka shënuar më shumë se skuadra italiane, me shtatë më shumë, por edicion në Bundesliga tashmë ka përfunduar.

Atalanta e ka shansin që të bëhet skuadra e parë në Evropë në këtë edicion që realizon mbi 100 gola dhe kjo gjë është shumë lehtë e arritshme për ta.

Ata duhet të shënojnë vetëm tetë gola për të dalë në pozitën e parë.