Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njoftoi se ka filluar punën në terren për testin e parë për regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas njoftimit, testi do të mbahet gjatë muajit qershor 2021 dhe qëllimi kryesor është të testohen dy aktivitete të rëndësishme: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.

“Qëllimi kryesor i këtij testi është te testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese.

Trajnimet me regjistrues për Testin 1 janë kryer nga data 17-21 maj 2021, derisa listimi në terren është kryer nga data 24-28 maj 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ASK-së.