SHBA-ja njoftoi sot se i jep kohë Turqisë deri në fund të korrikut për të hequr dorë nga blerja e raketave ruse S-400, që i konsiderojnë si të papërshtatshme me avionin e ri luftarak F-35 që Ankaraja kërkon të blejë gjithashtu.

“Nëse deri më 31 korrik Turqia nuk ka hequr dorë nga sistemi S-400, pilotët turq që po stërviten aktualisht në SHBA me avionët F-35 do të largohen dhe kontratat e nënkontraktimit që i janë dhënë sipërmarrjeve turke për prodhimin e F-35 do të anulohen”, deklaroi për median zëvendëssekretarja e Mbrojtjes e ngarkuar me këto blerje, Ellen Lord./ATSH/