AShAk nuk dëshiron të përfshihet në politikë

AShAk nuk dëshiron të përfshihet në politikë

Ndonëse kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ishte nisur për ta vizituar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) për të diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend, për këtë të fundit nuk është shprehur i gatshëm të flas kryetari i këtij institucioni.

Hivzi Islami, kryetar i ASHAK-ut ka thënë se institucioni i tij nuk do të përfshihet në situata ditore politike, por do te merret me veprimtari në fushën shkencore “Për zgjidhjen e çështjeve politike janë institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar ai, raporton lajmi.net.

Kurse Kadri Veseli pas këtij takimi i cili është bërë në vigjilje të 40 vjetorit ka thënë se mirëpresin ndonjë studim nga ASHAK për gjendjen aktuale në vend.

Përndryshe, ishte paraparë që Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ta vizitojë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të diskutojë për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i cili gjendet në procedurë parlamentare./lajmi.net.