Është kryer edhe një pjesë me asfaltim në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, shkruan Llapi.info.

Shtrimi i kësaj rruge është bërë sot, ndërkohë që një llot i kësaj rrugë është asfaltuar me rreth 1 kilometër në fshatin Penuhë.

Ndërkohë, javë më parë është kryer edhe një segment në fshatin Llugë.

Punimet në këtë magjistrale kanë nisur në vitin 2016, kur ministër i Infrastrukturës në ato kohë ka qenë Lutfi Zharku. Por, edhe pas ndërrimit të pushteteve, MI është akuzuar se ka mungesë të planit të për ndërtimin e kësaj rruge, pasi në të, përveç tjerave, mungojnë vend-stacionet për autobusë e shiritat ndihmës. Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për dinamikën e ulët të punimeve për këto vite vazhdimisht kanë fajësuar banorët për shpronësime.

Si pasojë e dinamikës dhe lënies së punëve në gjysmë, kjo rrugë, shpesheherë ka qenë e rrezikshme për vozitësit, ndërkohë që edhe numri i aksidenteve fatale për këto vite ka qenë i madh./Llapi.info