Janë asfaltuar gjatë ditës së sotme disa rrugë në fshatrat Siboc, Llugë dhe Lluzhan të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, nga afër këto punime i ka inspektuar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili në një postim në Facebook ka thënë se është i kënaqur me cilësinë.

“Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Bujar Hasani, dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu e banorë të lagjeve dje dhe sot kemi përuruar asfaltimin e ri në lagjen Curri në fshatin Lluga, në lagjen Maloku në fshatin Lluzhan dhe në rrugën Neoliti në fshatin Siboc. Jam shumë i kënaqur me cilësinë e punimeve që po zhvillohen, kompanitë kontraktuese janë duke punuar në lagje e fshatra të ndryshme anë e kënd Podujevës në përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore. Vazhdojmë me punë të mira dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of 1 person, standing, tree and road
May be a close-up of outdoors
May be an image of outdoors
May be an image of road
May be an image of road
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of road