Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, është shprehur i lumtur me fitoren në xhiron e parë në La Liga ndaj Getages me rezultat 2-0.

Spanjolli tha se Los Blancos vazhdojnë të jenë të fortë edhe pa Cristiano Ronaldon.

“Ishte shumë e rëndësishme të fillojmë mirë. Kemi pasur një ndeshje të kompletuar, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi”.

“Kjo është vetëm ndeshja e parë, po ne treguam rrugën që do ndjekim këtë sezon”.

“Ronaldo tashmë ka shkuar, por unë mendoj se ende kemi skuadër të mirë. Po punojmë mirë”.

“Çka ka ndodhur në Superkupën e Evropës ka ndodhur, duhet të kalojmë atë faqe. Kjo është një garë tjetër”.

“Sezoni i ri ka filluar dhe ne jemi të lumtur për këtë. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Transferimet nuk varën nga unë, por nga presidenti dhe trajneri”, ka thënë Asensio.