Këshilltari komunal në Podujevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florent Hasani, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Llapi.info.

Në deklarimin e tij, Hasani në pasuri të paluajtshme ka thënë se shtëpi me 10 ari tokë të trashëguar, në vlerë prej 150 mijë euro.

Hasani në pasuri të luajtshme ka thënë se ka 4 vetura, të gjitha këto sipas deklarimit, të blera nga babai i tij. Njëra në vlerë prej 22 mijë eurove, një 14 mijë euro, një 9 mijë dhe një tjetër në vlerë prej 6 mijë eurove.

Më tej, Hasani ka thënë se ka edhe rreth 30 mijë euro të kursyera në bankat e Kosovës. 28 mijë sosh në “Raiffaisen Bank”, 800 në “TEB” dhe 500 në “NLB”.

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2021.

Pasurinë e tyre e kanë raportuar edhe kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtorë të Drejtorive, për të cilët ka shkruar Llapi.info, teksa pasurinë e kanë deklaruar edhe këshilltarët komunalë të Podujevës./Llapi.info

LEXO EDHE:

Kjo është pasuria e Shpejtim Bulliqit dhe drejtorëve të Komunës së Podujevës

Kjo është pasuria e Shpejtim Bulliqit dhe drejtorëve të Komunës së Podujevës