Asambleja Rinore e Podujevës ka uruar të gjithë banorët llapjanë me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Podujevës, transmeton Llapi.info.

Kjo asamble përmes një komunikate ka shkruar se “sot me bashkëpunëtorë do të organizojmë vizitë tek dëshmoret e kombit, Zahir Pajaziti, Afrim Zhitia, Baza e Parë e UÇK-ës dhe dëshmoret e tjerë që ranë në altarin e lirisë që ne sot të gëzojmë lirinë fal gjakut të derdhur të tyre.”/Llapi.info