Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se asembleistja e LDK-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, i është bashkuar partisë së tij.

“Kënaqësi ta pranojmë sot, në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës aktivisten dhe asambleistën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Si një ekonomiste e shquar dhe aktive, Fiknetja ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj dhe bashkë presim që të avancojmë rolin e Aleancës në Asamblenë e Kryeqytetit, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Mirë se erdhe Fiknete!”.