Nënkryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu, po kryeson tryezën e përbashkët me partitë politike të organizuar nga kjo parti.

E në mungesë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, këtë tryezë pritej ta kryesonte shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, ose kryetari i Gjilanit dhe nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, shkruan lajmi.net.

Ani pse nuk e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, kësaj tryeze i është bashkangjitur edhe Memli Krasniqi nga PDK, dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.