Feronikeli ka arritur të mposhtë klubin nga Podujeva, Llapin me rezultat 3-1, njofton Llapi.info

Nikoqirët u gjenden në disavantazh kur po zhvillohej minuta e 18-të, ku Arbër Prekazi realizoi për mysafirët. Epërsia e Feronikelit zgjati vetëm dy minuta, teksa nga penaltia Festim Alidema barazoi shifrat në Podujevë.

Me rezultat të barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë në Zahir Pajaziti.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Drenasi realizuan edhe dy herë me anë të Mendurim Hotit (55), dhe Kastriot Rexhës në minutën 62’.

Me këtë fitore, Feronikeli vazhdon të udhëheq tabelën me 77 pikë, kurse Llapi renditet përfundimisht në pozitën e tretë me 69 pikë.

Ndërsa, çështja e titullit do të diskutohet në Drenas, ku Feronikeli pret në shtëpi Prishtinën e Mirel Josës.

Në anën tjetër, Llapi ndeshjen e fundit në këtë edicion do ta luaj në kryeqytet kundër Flamurtarit./Llapi.info