Newcastle United dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 34-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të Laraskave në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘St. James’ Park’ me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta vjen në këtë ndeshje me formë jo të mirë dhe synon t’i kthehet fitores në kampionat, për t’u ngjitur për disa pozita.

Në anën tjetër, vendasit duan me doemos fitore apo rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, pasi do bënin një hap të madh drejt sigurimit automatik të mbijetesës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te mysafirët nga minuta e parë luan shqiptari Granit Xhaka.

NewcastleDubravka; Murphy, Fernandez, Clark, Dummett, Ritchie, Shelvey, Longstaff, Almiron, Wilson, Saint-Maximin.

ArsenalRyan; Bellerin, David Luiz, Gabriel, Xhaka; Elneny, Ceballos; Willian, Odegaard, Martinelli; Aubameyang.