Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka mbërritur kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer, gjithsej 106.470 doza.

Vitia bën të ditur se dozat tjera do të vijnë ditëve në vazhdim.

“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, thotë Vitia.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 37.057 qytetarë.

Vlen të ceket se javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të rasteve të reja me COVID-19, ku në 24 orët e fundit vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.