Një tjetër person i kërkuar është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer në fshatin Gllamnik, derisa i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera se për çfarë ka qenë në kërkim i dyshuari./Llapi.info