Një person i kërkuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Fsh. Obranqë, Podujevë  22.03.2019 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është  arrestuar një mashkull K/Shqiptar  dhe i njëjtë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim./Llapi.info