Një person i kërkuar është arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 12.01.2021 – 08:50. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia pa dhënë as edhe një detaj tjetër./Llapi.info