Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka marrë ryshfet për paraqitjen e provimit të patentë shoferit.

I dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetarit 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Personi i arrestuar është R.Z. (1961).

I arrestuari është ndaluar për 48 orë.