Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar dje rreth orës 14:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, derisa është njoftuar se një i dyshuar është arrestuar.

“Podujevë 15.07.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info