Edhe një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Podujevë 25.06.2021 – 20:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte goditur motrën e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info