Një tjetër person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 08.06.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruat tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info