Edhe një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka kërcënuar dhe sulmuar nënën e tij.

“Podujevë 13.09.2021 -20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tije kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info