Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë për tentim vrasje të ndodhur më 12 tetor 2018, raporton Llapi.info

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 12.10.2018 – 13:45. Lidhur me rastin më 24.05.2019 është arrestua i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë pa dhënë detaje tjera.

Ndërkaq, më 12 tetor të vitit 2018, rreth orës 14:00 katër persona të armatosur me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje në zyrën e agjencionit doganor dhe më pas në filialin e bankës.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë ikur me veturë në drejtim të fshatit Dumnicë dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësitit policor./Llapi.info