Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në rajonin e Podujevës, ku thuajse çdo ditë raportohen raste të tilla, shkruan Llapi.info.

Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, derisa është arrestuar një i dyshuar. Ky i fundit, sic ka njoftuar Policia e Kosovës, ka sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Podujevë, 17.06.2021-20:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas ndihmës mjekësore në Emergjencën në Podujevë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë.  Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së, dërguar medieve./Llapi.info