Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, pasi i njëjti s’e ka respektuar vendimin e MSH-së për vetëizolim, raporton Llapi.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë, për të qëndruar në vetë izolim. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në PK është cilësuar si “përhapje e sëmundjeve ngjitëse”./Llapi.info