Policia në Podujevë ka arrestuar një person, pasi i njëjti nuk i është përmbajtur dispozitave shëndetësore në gjendje të pandemisë së koronavirusit, njofton Llapi.info.

Sipas policisë, dyshohet se në mesditën e së enjtes ka shërbyer kafe nga kafiteria në rrugën Zahir Pajaziti, duke kundërshtuar masat e marra nga Qeveria e Kosovës.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin  e PK-së./Llapi.info