Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, pasi që pas një kontrolli të policisë në brez i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë, transmeton Llapi.info.

Sipas PK-së, pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info