Një person është arrestuar në Podujevë, pasi tek i njëjti gjatë kontrolles i është gjetur substancë narkotike, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 18.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info