Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, në veturën e të dyshuarit, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe substancë narkotike.

I dyshuari, sipas njoftimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar një hetim për rastet; dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.

“Një  revole e llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator, dy copë fishek, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info